te preferuar dhe
Sigurte!
MAKINA ME QERA
Super çmime, Rinas & Tirane
Ofrojme te gjitha llojet e modeleve te makinave duke filluar nga makina ekonomike deri te ato me luksozet. Sherbim dhe asistence rrugore 24/7. Zgjidhni modelin tuaj te preferuar dhe udhetoni te sigurte!
Udhëtoni drejt destinacioneve Me rehati
Rezervoni automjetin minimalisht 2 javë përpara udhëtimit tuaj
Mos kërkoni makina me qira sot për sot!? Bëni planin tuaj të udhëtimit sa më herët që të mundeni. Çmimet mund të jenë shumë më të larta nëse kërkoni në minutën e fundit.
Zgjidh makinën që të përshtatet
Destinacioni juaj mund të jetë i shkurtër ose vetëm në zona urbane. Këshilla jonë në këto raste është për kategori ekonomike të cilat janë të përshtatshme për vendet e vogla të parkimit dhe manovrohen lehtë në rrugica të ngushta urbane. Nëse planifikoni udhëtime të gjata ose në rrugë të pa asfaltuara ath mund të rezervoni një kategori makine SUV ose off Road
Inspektoje automjetin për dëmtime ekzistuese para se ta merrni në përdorim.
Vëmendje ndaj gërvishtjeve dhe dëmtimeve të vogla në momentin qe merrni makinë me qira. Kontrolloni me kujdes të gjitha dëmtimet ekzistuese dhe nqs nuk janë të shënuara tek kontrata e qirasë njoftoni menjëherë kompaninë për këto dëmtime.
Jo gjithmonë oferta më e ulët është oferta me ekonomike.
Çmimi është kriteri bazë që kemi në konsideratë kur duam të shpenzojmë por jo në të gjitha rastet oferta me e ulët është dhe më ekonomikja. Psh. Një makinë me qera nafte kushton 2-3 €/dita më shumë se i njëjti model benzine. Nëse ju bëni mesatarisht 150 km në ditë makina e benzinës harxhon 2 l/100 km më shumë ath keni harxhuar 3 l karburant më shume. 3 l x 1.5€/litri = 4.5€. Pra ju keni shpenzime 2.5€ dita më shumë.
Dorëzoje gjithmonë plotë nivelin e karburantit.
Agjencitë e makinave me qira aplikojnë një tarifë deri në 50% më të lartë për litër nëse niveli I karburantit është poshtë nivelit të marrjes në dorëzim. Në disa raste aplikohet dhe komision shtesë
Gjobat dhe kundra-vajtjet paguaji shpejt dhe vet
Edhe pse mund të duket humbje kohe gjobat duhen paguar ne kohë që të shmangen penalitet dhe kamat-vonesat. Gjithashtu sigurohuni që makina që leni marrë me qera mos të këtë gjoba ne momentin e dorëzimit pasi kompani aplikojnë komision për pagesën e fletës së gjobës.
BIMI RENTAL
Makina me qera me çmime të përballueshëm & udhëtim i sigurt
Dallimi është në detaje dhe kjo është arsyeja pse shërbimet Bimi Rental makina me qira, në industrinë e turizmit dhe biznesit, dallohen për cilësinë dhe shijen e tyre të mirë, për t’ju ofruar një përvojë unike!
- Nuk nevojitet kartë krediti ose depozitë
- Dorëzim i shpejtë i çelësave – pa dokumente të tepërta
- Deri në 50% më lirë se platformat e mëdha të makinave me qira
